Emisioni “Fiks Fare” transmetoi para disa ditësh gërryerjet në lumin Shkumbin, që bëheshin nga firma “AGED”, e cila sipas autoriteteve shtetërore është e palicencuar.
Sipas shkresës që emisioni “Fiks Fare” trasmetoi, një shkresë e dërguar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Elbasan, thuhej se, prej muajsh këto leje janë të pavlefshme, ndaj kjo firmë s’mund të gërryej.
Pas transmetimit të kësaj kronike, pronari i firmës “AGED”, Edmond Ziu, dërgon në emisionin “Fiks Fare” një shkresë me pretendimet e tij, një ndër të cilët ishte pasqyrimi jo korrekt i çështjes, për të cilën tha se kishte gabuar, pasi gazetarët kanë bërë punën.
Ndërkohë ngrinte pretendime për IKMT, sipas të cilit kjo e fundit nuk i kishte vënë në dispozicion shkresën që leja ishte e pavlefshme.
Ai thotë se, pakorrektësia nuk qëndron tek gazetarja, por tek IKMT. Sipas Edmond Ziut, firma “AGED” ka leje për gërryerjen e lumit Shkumbin, por nuk është në dijeni të anulimit të lejeve. Dhe për këtë nuk është njoftuar as nga IKMT, ndaj ai thotë se në këtë rast i është bërë padrejtësi.
Gjatë bashkëbisedimit ai rrëfen se jo vetëm IKMT nuk i ka vënë në dispozicion anulimin e lejes, por një inspektor i ka thënë se je në rregull. Kur gazetarja ja kërkon këtë shkresë ai thotë nuk e kam.
Nga “Fiksi” z.Ziu kërkoi të ndihmohej sepse ishte firmë e vogël dhe me të ardhura të ulëta.
Në intervistën e dhënë për “Fiksin”, z. Ziu pranoi se mjetet i mban pa targa që të mos paguaj taksa. Pasi detyrimet shkojnë shumë nëse i mban me targa dhe firma s’ka fuqi ekonomike t’i paguaj.
/Burimi: TCh/