E bujshme! Gazetari Aleksandër Çipa padit ish-kryeministrin Sali Berisha  

Ish-kryeministri Sali Berisha i famshëm për denoncimet e tij mbi të bërat e të pabërat e qeverisë socialiste me anë të rubrikës “Qytetari Digjital” në rrjetet e tij sociale, ka pasur herë pas here të vërteta të mëdha, por shpesh edhe ka dalë blof.

Nuk kanë munguar rastet kur Dr. Berishës “bashkëpunëtorët” e “Qytetarit Digjital” i kanë çuar edhe informacione të rreme, apo “fake news” dhe për më tepër ato kanë kaluar në publikime dhe në statuse nga Doktori, pa u filtruar më parë nga stafi i tij.

Duket se kjo ka ndodhur edhe këtë herë me një status të bërë nga Doktori mbi Policinë e Shtetit dhe kryeministrin Rama, me titullin “Kreu i Meduzes je ti Edvin Droga!”, ku supozohet implikimin e uniformave blu në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Ndër të tjera në këtë status të ish-kryeministrit Berisha, përmendet edhe emri i oficerit të lartë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipës, i cili tashmë është rikthyer në detyrë dhe mban një post të rëndësishëm në radhët e uniformave blu.

Por sipas statusit të ish-kryeministri Berisha, ish-drejtori i Policisë, Ardian Çipa, tashmë i kthyer në detyrë, ka gisht në shumë afera brenda Policisë së Shtetit dhe ka qenë një person që u ka shërbyer si ish-ministrit Tahiri, ashtu dhe kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Por pas këtij denoncimi të bujshëm, po aq i fortë dhe i bujshëm, ka qenë edhe një koment i gazetarit Aleksandër Çipa, njëherësh vëllai i oficerit të policisë Ardian Çipa, pikërisht poshtë këtij statusi të Sali Berishës.

Gazetari Çipa i njohur për gjuhën e tij elokuente, etikën dhe stilin krejt origjinal në media, këtë herë duket se nuk ka mundur që të durojë të pavërtetat për familjarët e tij dhe për këtë e ka konsideruar ish-kryeministrin Berisha si një “shpifës dhe një person të inkriminuar dhe të korruptuar”.

Gazetari Çipa që këtë herë nuk e ka duruar dot kthimin e kësaj çështjeje në personale, ka shkuar deri aty sa i ka deklaruar ish-kryeministrit Berisha, se për këtë shpifje dhe për përmendjen e emrit të familjes Çipa, ai do të përgjigjet përpara gjykatës, ndaj e ka ftuar që të grumbullojë edhe provat e duhura për këto akuza ose shpifje.

Ja komenti në Facebook, i gazetarit Aleksandër Çipa, poshtë statusit të ish-kryeministri Berisha:  

No description available.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *