Pak ditë më parë Rudina Dembacaj realizoi një “Stand Up Comedy”. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë që u duk si “thumb” për moderatoren Arbana Osmani.
“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”,- u shpreh ajo.
Kujtojmë se para shumë vitesh, Rudina Dembacaj, ka qenë partnerja e Eduart Grishajt, i cili sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin.
Së fundmi, Rudina ka reaguar sërish rreth kësaj deklarate, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”,- ka shkruar aktorja në Instagram.
/Priza.al/