E bujshme! Presidenti Ilir Meta tradhëtoi LSI-në dhe votoi për PS-në në vitin 2013  

Mooooos! Mbani frymën miq! Në Shqipëri asgjë nuk është ajo që duket… Vetëm thënia e popullit se “nuk u duhet besuar asnjëherë politikanëve” (dalë në këto 30 vite pluralizëm), qenka shumë e saktë.

Sot do t’u tregojmë një fakt për Presidentin e Republikës Ilir Meta, gjë të cilën as ne vetë nuk do ta kishim besuar po të mos kishim parë provat…

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përpara se të merrte detyrën e Kreu të shtetit madje edhe përpara se të linte partinë që themeloi dhe drejtoi vet, Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka qenë anëtar, deputet, ministër dhe kryeministër në Partinë Socialiste.

Por edhe pse ndërroi familjen e vetë politike pas një mërie me ish-kryetarin historik të socialistëve, Fatos Nano, si dhe flirtoi herë majtas dhe herë djathtas me LSI-në për qëllime interesash politikë dhe qeverisjeje, duket se Ilir Metës nuk i është ndarë zemra nga familja e tij e parë politike.

Po po! Këtë e themi me bindje, pasi duke parë të dhënat në programin e “Patronazhit” të Partisë Socialiste, na del se Ilir Meta ka vijuar që ta votojë këtë parti edhe kur drejtonte LSI-në.

Kështu të paktën shikohet në të dhënat që ka nxjerrë programi elektronik i të dhënave të votuesve që opozita pretendon se e ka sajuar dhe porositur Partia Socialiste për të krijuar një data-bazë të dhënash për votuesit e saj dhe jo vetëm.

“Priza.al” ka mësuar referuar të dhënave të këtij programi (që pasqyrohen në screen-shot me foto), se në vitin 2013 kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka votuar për Partinë Socialiste dhe jo për forcën politike që drejtonte.

No description available.

Kështu të paktën referohet në këtë program shumë të debatuar këto ditë, ku del qartë preferenca politike e Presidentit Meta në vitin 2013 dhe vota e tij se për cilën forcë politike ai ka votuar që në këtë rast është “PS”-ja.

Po ashtu aty del edhe emri i patronazhistit të ish-kreut të LSI-së Meta, sot President Republike, i cili është personi me emrin “Seriana Ferati” (me gjasë femër).

No description available.

Nuk jemi në gjendje të themi me saktësi se përse e ka ndërmarrë këtë veprim Presidenti Meta, në atë kohë kryetar i LSI-së. Por ajo që na ka habitur është fakti se përse Ilir Meta duhet ta bënte këtë veprim, pra duke votuar PS-në dhe jo partinë e tij LSI-në.

Nga sa dimë, Meta në vitin 2013 prishi koalicionin bashkëqeverisës me demokratët, duke lënë në baltë ish-kryeministrin Berisha dhe duke u bashkuar me Edi Ramën dhe PS-në, për një koalicion të ri 4-vjeçar qeverisjeje PS-LSI (2013-2016).

Por nga e gjitha kjo me të drejtë jo vetëm anëtarëve të LSI-së, por edhe ne na lindin disa pyetje.

E para, Ilir Meta e ka votuar PS-në në vitin 2013 sepse ka menduar se ajo duhet të fitojë me patjetër zgjedhjet?

E dyta, Ilir Meta nuk ka pasur besim tek elektorati i tij, tek vetja e tij dhe tek forca që drejtonte në atë kohë LSI-ja?

E treta, Ilir Meta paska dashur më shumë Edi Ramën dhe PS-në, se sa veten e tij, Monikën dhe LSI-në?

edi-rama-ilir-meta-1024x857 - JavaNews.al

Nëse provat dhe lajmi i përhapur nga opozita e sotme, në lidhje me programin e të dhënave elektronike të njohur si “Patronazhi”, është i vërtetë, atëherë një skandal edhe më i madh është mosbesimi i Ilir Metës tek partia e tij, LSI-ja dhe vota që i ka dhënë Ramës në vitin 2013.

Por nëse vota e Ilir Metës për PS-në në vitin 2013 nuk është e vërtetë, madje e sajuar, atëherë na del se e gjithë zhurma për programin elektronik të PS-së, si dhe kauza e opozitës për “Patronazhin”, na del se është vetëm një sajesë e radhës për të bërë zhurmë elektorale dhe për të marrë disa vota.

Këtë gjë i mbetet opozitës dhe LSI-së e Presidentit Meta, që ta konfirmojnë edhe për të bërë transparencë, por edhe për të mos lënë në errësirë elektoratin opozitar dhe atë gri që mezi po pret ti votojë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *