Një lajm sensacional vjen nga Anglia. Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Thomas Strakosha i është propozuar ekipit të Chelsea. Teksa pritet largimi i Kepa Arrizabalaga, Strakosha i cili është pa kontratë, i është propozuar Chelseat.
Sigurisht që nuk do të synohet për një bazë, por për një rezervë të Eduard Mendit, me një nga emrat që mund të dëgjohet ai i Thomas Strakosha.
Portieri shqiptar pritet të lirohet nga Lacio dhe sipas gazetarit autoritar italian, Niccolo Sira, dhe i është propozuar “bluve”.
Portieri shqiptar tashmë, 27-vjeçar luajti për Romakët për nëntë vjet, duke numëruar gjithsej 208 paraqitje.