Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar ndaj platformës TikTok për sugjerimin e një term-kërkimi që ka të bëjë me peshën e saj. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se të shohësh këtë në një term-kërkimi është shumë shqetësuese për të dhe se e bën atë të ndihet keq.
“Të shohësh atë shirit kërkimi është shumë shqetësuese. Unë nuk jam hidhëruar sepse kjo është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por, thjesht kjo nuk është diçka e lehët për mua dhe më bënë të ndihem keq. I falënderojë të gjithë njerëzit që më duan pa kushte”, ka shkruar ajo në Twitter.
Këngëtarja shpeshherë është komentuar për peshën e saj, madje ajo ka reaguar edhe publikisht ndaj komenteve negative.