Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e etiketon në fushatë si “Like floriri”. Ai u shpreh se koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bazuar fushatën te problemet e qytetarëve dhe jo në propagandë. Akuzave të kreut të qeverisë Meta iu përgjigj duke qeshur dhe duke e quajtur “llaxore”.
“Ne nuk kemi fare kundërshtar, por kemi një llaxore që ju bën thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi. I them karagjozit ti nxjerrë kandidatët dhe të mos fyejë më shqiptarët. Po ka gjë me Ilir metën të vijë këtu. Por, të nxjerrë kandidatët popullit shqiptar. Të nxjerrë këtë të Tiranës, të dalë me këtë djalin që ka program dhe të bëjë debat. Të nxjerrë atë të Durrësit me Igli Carën. Këtë punë të bëjë ai” – tha Meta në emisionin “Të Paekzpozuarit”.