Gati 40 vjet pasi ai u dënua për vrasjen e vëllait të saj, ajo u martua me të, ndonëse burri mbetet nën arrest shtëpiak dhe pritet të dalë në rigjykim.
Crystal Strauss nga Ohio i ndërroi unazat me John Tiedjen, person i burgosur për vrasjen e vëllait të saj në vitet e tetëdhjeta, shkruan Independent.
Brian McGary ishte mik i jetës dhe cimer i Tiedjen-it më 1987, kur ishte gjendur me një plag nga arma e zjarrit në kokë dhe një plagë të therjes. Pasi ishte marrë në pyetje, Tiedjen nënshkroi një deklaratë duke thënë se vrasja ishte kryer në vetëmbrojtje.
Tiedjen u mbajt në burg 32 vjet. Raporti mes tij dhe motrës së të vrarit filloi përmes një letre që ajo ia kishte dërguar për ta njoftuar se e fal për vrasjen.
Burri 57-vjeçar u lirua me kusht muajin e kaluar, pasi iu caktua gjykim i ri për shkak të mungesës së dëshmive.
Seanca e parë në rastin e ri gjyqësor është caktuar për datën 31 gusht. “Do t’ia dalim mbanë. Do të jetë sfidë, s’ka dyshim”, tha zonja Strauss.
/Burimi: the Independent/ përshtati në shiqp Priza.al/