Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi nga policia pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi, ka shprehur dyshime të mëdha për vdekjen e tij. Ajo është shprehur se do të bindet për fatin e tij vetëm kur të shohë trupin e tij.
“Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar” tha Shala në një intervistë për Euronews Albania.
Ajo gjithashtu tregoi për planet e tyre të ardhshëm bashkë me Fatonin, duke shtuar se ata kishin bërë plane për të ardhmen, duke përfshirë edhe një familje të bashkëjetesës.
“Unë mendoj që Fatoni është gjallë. Pa e parë trupin e tij, nuk mund të besoj që ai është vdekur,” theksoi Shala.
Fatoni Hajrizi u vra në prill të këtij viti në një incident ku dyshohet për një vrasje të një efektivi në Serbi, duke shkaktuar një reagim të gjerë dhe pyetje të shumta mbi rrethanat e vdekjes së tij.