Një 45-vjeçare është arrestuar në Gramsh, pasi rezulton të jetë e dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
Gjithashtu një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Peqinit, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij privat është gjetur një sasi zhavori e marrë nga lumi Shkumbin, që ky shtetas e tregonte duke fshehur të ardhurat.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasen M. S., 45 vjeçe, banuese në Gribë, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij privat është gjetur një sasi zhavori e marrë nga lumi Shkumbin, që ky shtetas e tregonte duke fshehur të ardhurat.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.