Marida Shehu e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, është arrestuar sot. Gjykata e ka dënuar atë me tre vite burg.
Sajmir dhe Marida Shehi janë çifti i bashkëshortëve, të cilët mashtronin njerëzit duke u shtirur si biznesmenë të një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emrin e tyre.
Ata të dy, burrë e grua akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. I., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A. P., 44 vjeç dhe I. I., 36 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.
Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.