Një 30-vjeçare është arrestuar në Fier, pasi rezulton e dënuar për prostitucion.
Policia e shtetit bën me dije se shtetsia me iniciale A.P., ishte dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim A. P., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 15.01.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.