E detyroi të pinte helmin, Olsi Ibro i MCA i ‘qan zemra’ për Pal Trashajn. Banda lë gratë shtatzënë për t’i shpëtuar nga burgu. Përse nuk vepron Altin Dumani?

Me një deklaratë publike, Olsi Ibro i MCA ngushëlloi sot familjen e Pal Trashajt duke kërkuar një alibi të pamundur për t`i shpëtuar burgut.

Trashaj piu helmin dje para SPAK, duke ndërruar jetë disa orë më pas, pasi karteli i Olsi Ibros i kishte bllokuar dhe tjetërsuar pasuritë për 90 mijë lekë këste kredie, të cilat Pali i kishte paguar te NOA, por nuk ia kishin llogaritur.

Ibro shkruan në emër të Andis Gjokës, administratorit bedel të MCA-së, i cili “u fal” nga Prokuroria e Tiranës duke mos u arrestuar dhe në emër të gruas së tij, Elda Ibros “pronares” me letra të MCA, mama e katër fëmijëve, që erdhi nga Franca për të vuajtur “arrestin” e shtëpisë caktuar nga gjykata për 100 000 të mashtruarit:
“Duke marrë shkas nga ngjarja fatkeqe e zotit Pal Trashaj, së pari dëshirojmë të shprehim hidhërimin dhe befasinë tonë mbi humbjen e jetës duke i përcjellë ngushëllimet familjarëve dhe gjithë të dashurve të tij. Akti vetëmohues i zotit Trashaj përveç tragjedisë dhe dhimbjes që ka shkaktuar te të shtrenjtët e tij, rezulton se po keqpërdoret për spekulime dhe linçim mediatik ndaj subjektit tonë tregtar, kompanisë Micro Credit Albania (MCA).”

Më pas killeri Ibro i befasuar prej aktit sublim të Pal Trashajt, ashtu si i shpjegonte me e-mail Guvernatorit të Bankës Sejko se përse nuk kishte asnjë arsye të pezullohej MCA, na shpjegon ne “mediave lincuese” se si MCA nuk ka asnjë faj për vetëvrasjen e Palit.

Përse ne “linçuesit” përmendim Olsi Ibron?

Sepse askush nuk e njeh Andis Gjokën, ish kamarierin bedel të MCA që ka qarkulluar mbi 100 milion euro pesë vitet e fundit për bandën Ibro-Meskuti. Gjoka nuk ka asnjë prononcim mediatik, publik as të drejtpërdrejtë si person. Mbahet diskret nga banda se nëse flet…do kuptohet e vërteta.

Kur është pyetur nga hetuesit për mashtrimet e MCA-së, ata janë shokuar kur kanë dëgjuar “manjatin” e kompanisë që kishte mashtrur 100 mijë njerëz, por që nuk e kishte idenë se çfarë pune bënte.

Andis Gjoka është thjesht një bedel i kartelit Sejko-Ibro-Meskutit. E njëjtë edhe Elda Ibro, gruaja e rëndomtë pa asnjë dalje publike, asnjë intervistë direkte, asnjë kontakt me askënd, e ruajtur me kujdes nga karteli larg syve publik.

Askush nuk duhet të kuptonte se si kjo grua “gjeni” në biznesin mikrofinanciar lindi dhe edukoi katër fëmijë në epokën “Gent Sejko” por arriti të ketë supersukses duke “edukuar” njëkohësisht edhe 100 mijë shqiptarë me metodën “MCA”.

Olsi Ibro është lënë i lirë, për të shpërndarë thasët me para për të shpëtuar kokën e tij, pasi gruaja me katër fëmijë e ka alibinë në “bark”. Ashtu si një lajm i ditëve të fundit ku ministret e akuzuara të qeverisë përgatiten të mbarsen për t’iu lehtësuar akuzave të SPAK, edhe banditët Ibro dhe Meskuti në avangardë të idesë, kanë ‘mbarsur’ në epokën e mikrokredive, bashkëshortet e tyre si bashkëpunëtore direkte në krimin familjar, duke prodhuar plot 7 fëmijë, 4 njëri dhe 3 tjetri.

Në çdo rast akuzash penale, Elda Ibro pronare e MCA dhe Ernela Çuberi noterja e ADCA-së do kenë alibi jo vetëm gjininë ndaj akuzave, si nëna “heroina” me shumë fëmijë, të Olsi Ibros dhe Arben Meskutit.

Olsi Ibro sot foli në emër të MCA-së, në emër të kompanisë që po i cenohej reputacioni nga akuzat e padrejta si kjo që i bëhet për viktimën e MCA, të ndjerin Pal Trashaj. Ibro shihet çdo ditë që “drejtësia” e lë të lirë sa tek BKT te BSH, sa tek Prokuroria te avokatia, sa tek policia te burgu 313, kudo ku duhet të paguajë paratë e vjedhura të 100, 200 apo 300 mijë viktimave të tij.

Pal Trashaj ka lënë një testament për Ibron, Gent Sejkon, Arjana Xhafën e pashpirt dhe turkun e BKT Seyhan. Pali shkruan në 5 Korrik 2022 fiks dy vjet më parë:

KY ËSHTË NJË MASHTRIM NË DITËN PËR DIELL

Mashtrimi nuk u hetua për dy vjet dhe Pal Trashaj u vethelmua!

Një pyetje publike vjen natyrshëm për Guvernatorin Gent Sejko, e njëjta për prokurorët e Tiranës, e njëjta për Altin Dumanin:

A është MCA-ja në duart e Olsi Ibros apo në duart e drejtësisë e të Bankës së Shqipërisë?

Ndoshta këtë pyetje donte të bënte Pal Trashaj kur ju nuk e pritët asnjëherë, as dje dhe as dy vjet më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *