Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Romelu Lukaku ka publikuar fjalët e tij të lamtumirës pas largimit nga Interi, të cilat i dedikohen tifozëve zikaltër.
Përfundimisht belgu e pranon publikisht që ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar të largohet dhe nuk ka qenë Interi, që e ka shtyrë drejt largimit.
Ja deklarata e plotë e Lukakut drejtuar interistëve:
“Të dashur tifozë të Interit, faleminderit. Faleminderit që më deshët sikur të isha njëri prej jush. Faleminderit që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpi.
Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë pas sezonit të parë. Kur mbërrita te Interi, menjëherë ndjeva se do të bëja mirë për këtë klub.
Dashuria dhe mirëseardhja që mora që në aeroportin e Malpensa ishte fillimi i një historie të bukur. Kam vendosur të mos ju zhgënjej kurrë sa herë që kam veshur fanellën e Interit.
Kam dhënë 100% të vetes çdo ditë në çdo stërvitje, por veçanërisht në ndeshje për t’ju bërë të lumtur. Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme që të ishte e mundur, por ju djema më dhatë forcën për të vazhduar të luftonim dhe ne e bëmë atë si ekip, prandaj u bëmë kampionë.
Shpresoj se e keni kuptuar vendimin tim për të kaluar te Çelsi. Thjesht është shansi i jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment në karrierën time është shansi që kam ëndërruar gjithmonë.
Një gjë është e sigurt se unë do të mbetem një interist përgjithmonë: kjo sepse pa ju nuk do të isha kurrë njeriu dhe lojtari që jam sot. Kështu që ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Ju dua. Faleminderit nga zemra. Gjithmonë forca Inter. Romelu”.
View this post on Instagram
/Priza.al/