Taulant Kopliku, gazetari shqiptar i “Le iene” ka publikuar në rrjetet sociale, historinë e njërës nga vajzat shqiptare brenda kampit të ferrit në Siri. Jasmina është vetëm 11 vjeç dhe mes lotësh tregon se ka shumë dëshirë që të kthehet në Shqipëri.
Gazetari e pyet se përse është mërzitur dhe e vogla shton se dëshiron të kthehet në vendlindje ku ka të gjithë familjen dhe shoqet e saj.
Pjesë nga biseda:
Taulant Kopliku: Çfarë ke zemër, pse je mërzitur?
Jasmina: Dua të shkoj në shtëpinë time, nuk dua të rri këtu.
Taulant Kopliku: Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë në Shqipëri, nuk do t’ju lëmë këty, të jap fjalën ta premtoj. Kë ken në Shqipëri ti?
Jasmina: Jam 11 vjeçe, kam dajat dhe tezet, më shumë kam dash dhe shoqet e mia, Amina dhe Ajla.
Taulant Kopliku: Përshëndeti shpqet e tua nga kamera, thuaja emrin.
Pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi i ferrit në Al-Hoël të Sirisë.