Vrasja e Marigona Osmanit disa ditë më parë tronditi te gjithë opinionin publik. Ajo u la para spitalit të Ferizajt pa shenja jete dhe me shenja dhune në të gjithë trupin.
I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar. Babai i Marigonës në një intervistë në TCH, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.
“Dardani e mbyllte derën me çelës, e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.
Ai thotë se nuk kishte pasur kontakte me Krivaqën. Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete.
“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vet, ne kemi Kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.
Babai i Marigonës thotë se nuk e ka ditur se Krivaqa ka ende probleme me ligjin, por shton se e di që nëna e tij ka shërbyer në Polici, ku mund të ketë ndërhyrë për mbylljen e dosjeve.
“Ne s’e kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje”, tha ai.
/Priza.al/