Është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private duke mos pranuar asnjëherë të flasë e të komentohet në rrjet për lidhjen e saj të dashurisë me Arbër Myftarin, juristin me të cilin ka disa vite bashkë.
Gjatë puntatës së fundit të “E diell”, Nevina nuk i shpëtoi dot pyetjes për Arbrin. Asaj iu kërkua të bënte një deklaratë publike ndaj Arbrit dhe moderatorja u vendos në siklet.
“E di ai sa shumë e dua”, tha Nevina dhe shtoi se për herë të parë po thotë emrin e personit, pra Arbrit, prandaj kaq mjafton.