Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth takimit me ish-presidentin në Hagë, ku po gjykohet nga Gjykata Speciale.
Në një prononcim për mediat, ai tha se po të kishte mundësi do ta merrte një shtëpi në Hagë dhe ta vizitonte më shpesh të birin, por se një gjë të tillë nuk ia lejonte gjendja shëndetësore.
Haxhi Thaçi ka rrëfyer gjithashtu se ishte shqetësuar se në vizitën me ish-presidentin, vuri re se ai kishte humbur shumë peshë.
“Mos u mërzit, marre sen s’ke ba. Ai nuk u dok që po mërzitet. Ka hup shumë peshë atje në Hagë. Dojke me ma përhumb, thojke që po bën aktivitete sportive atje shumë”, tha ai, për Kanal 10.
Babai i ish-presidentit u shpreh se ishte frikësuar shumë që do të mërzitej për shkak të moshës, por ai shtoi se Thaçi e të tjerët kanë shkuar për faqe të bardhë.
“Pasha Zotin s’jam mërzitë veç për Hashimin, por për krejt popullin. S’kisha çka me ba. Isha në Hagë. Jam tut që po mërzitna fort. Unë jam vjetëru shumë. Edhe derxha, se vallain pa shku bile ni muj, qatje kisha gjet banesë edhe i kisha vizitu. Por, s’kam fuqi. Fryma e më ka lëshu takati. Hashimi ish mirë. S’di me të kallxu se kush u mërzitë ma shumë. Nuk mërzita fort, se e di që ka shku për faqe të bardhë. Ajo është nder. Ai ka shku për vendin e vet. Na krejt që jemi gjallë duhet me mendu edhe për ata që janë vra për vendin e vet. Unë i thashë, mos u mërzitë se marre s’ke ba. Ai su doket që u mërzitë. Më met merak që si pashë ata tjerët”, tha ai.