Tanimë e kthyer në traditë, e diela e parë e çdo muaji është pa makina në të gjithë qytetet e Shqipërisë, edhe pse deri më tani, Tirana ishte ajo që e realizonte më së shumti.
Për të dielën 1 majit edhe disa qytete të tjera të mëdha të vendit kanë marrë masa për t’iu bashkuar nismës.
Vlora ka bllokuar qarkullimin bë bulevardin Vlorë-Skelë, dhe 3 segmente të tjera të rëndësishme. Fieri ka njoftuar kufizimin e mjeteve nga ora 08:00 deri në orën 16:00, po ashtu edhe Lushnja.
Pjesë e nismës është bërë edhe bashkia e Korçës dhe Gjirokastra. Në këtë të fundit, prej orës 10 është bllokuar vetëm bulevardi i lagjes 18 shtatori, ku sipas njoftimit nga ana e bashkisë Gjirokaster do të qëndrojë deri në oren 17:00.