Shkencëtarët e Universitetit Reading kanë zbuluar se sasitë e vogla të alkoolit e përmirësojnë funksionin e trurit dhe të memories apo kujtesës.
Për këtë, shampanja është fituese, pasi na furnizon me përbërës të cilët kanë ndikim pozitiv në kujtesën hapësinore, që do të thotë se, ndryshe nga efektet e birrës, do ta gjeni rrugën për në shtëpi.
Një studim tjetër i fundit nga Journal of Neuroscience ka zbuluar se alkooli i ndihmon disa zona të trurit të mësojnë dhe të mbajnë mend më shumë.
Megjithatë, për t’i gëzuar efektet e mahnitshme të alkoolit, është mirë të mos pini shpesh, por të pini në mënyrë të mençur.
/Priza.al/