Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së sotme “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë se partitë e djathta po riktheheshin në pushtet në të gjithë Europën.
Gjatë fjalës së tij në konferencë, Berisha tha se qytetarët në gjithë kontinentin ishin lodhur nga partitë e majta ndaj edhe në Shqipëri, PD e kishte vetë fitoren në dorë.
“Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne. E kemi të gjithë programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigjie më të shkëlqyer sfidave që na presin.
Kemi miqtë tanë të cilët famirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, në Itali, në Bullgari. E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilët kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armën e tyre kryesore përkundër nesh që kemi vlerat dhe qytetarin të parin”, tha Berisha.