“E doja fort, djalë punëtor dhe i urtë”! Lot dhe dhimbje për tragjedinë në Tiran

Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesnatës së të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, të gjithë personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të moshës 20-25 vjeç, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës. Ngjarja i ka tronditur të gjithë.

“Kjo dhimbje nuk ka emër…

▪️Mbrëmë rreth mesnatës në Fushë – Prezë nga një aksident i rëndë automobilistik humbin jetën katër të rinj nga Borizana.

Një tragjedi e vërtetë njerëzore, dhimbje, lot, tmerr…

▪️Kjo tragjedi njerëzore mori jetën e dy vëllezërve Eneijd dhe Rildi Laçi përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, kusheririt të tyre Andi Laçi dhe shokut të tyre Enrikejd Kurti.

Eneijdi punonte në kompaninë tonë “Titan Group”, djali i thjeshtë dhe i urtë, kollos nga trupi e fisnik nga pamja. Zoti i mori pranë vehtes, nuk di ç’të them dhimbja nuk ka emër…

▪️E doja fort Eneijdin djalë punëtor dhe i urtë, e shumë Zotni…më përqafonte dhe më thoshte:

Zotit shyqyr zotit që kemi në mesin tonë o Profesor, një burrë Zotni si ti, …e doja fort…

🙏 Qofshi të parajsës o ëngjëj!

Zoti u forcoftë o miku dhe shoku im Agim Laci  për këtë tragjedi njerëzore” shkruan një nga miqtë Lulash Vatnikaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *