“E dua si motër Wanda-n”, zbulohen mesazhet e Icardi-t me aktoren: Dua të ndahem nga ajo

Edhe pas pajtimit, vijon telenovela Wanda-Icardi. Disa mesazhe që po qarkullojnë në rrjet kanë për të trazuar përsëri ujërat.

Së fundmi, janë publikuar mesazhet që futbollisti i dërgonte aktores Eugenia Suarez, të cilat me shumë mundësi nuk kanë për t’i pëlqyer aspak Wanda-s.

Nuk dua të jem më me të, dua të ndahem prej saj dhe të mos di asgjë më për të. Unë nuk e dua më Wanda-n. E shoh si motër apo si nënë”, thuhet se këto kanë qenë mesazhet që Icardi i ka dërguar aktores Eugenia Suarez.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme çifti i kanë dhënë një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Wanda nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram ku i ka emocionuar të gjithë.

Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin. Shkuam te avokati. Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur!’ Dhe më pas kuptova diçka: se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Wanda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *