E ëma iu vra në “Don Bosko”, djali i banakieres rrëqeth me fjalët: Mallkuar qofshin ato plumba mam

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një banakiere humbi jetën. Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte në lokalin e Fatjon Muratit ku ndodhi ngjarja.

Djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë dhe një foto ku krahas saj shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”.

Kujtojmë se masakra në Don Bosko ndodhi një natë më parë ku dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *