Sot, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në orët e pasdites gardualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar në veriperëndim dhe zonat malore të vendit por me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.