E famshmja e TikTok-ut është tashmë aktorja më e re e ‘Klanifornia’

Jona Vrioni është tashmë një emër i njohur nga të gjithë ne, e cila tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me videot humoristike, kryesisht në ‘TikTok’. Tek Jona gjen veten çdo kush, videot e saj janë të frymëzuara nga realiteti shqiptar, të cilin me sa duket ka preferuar ta sjellë në një mënyrë pak më ndryshe. Jona i është bashkuar së fundmi emisionit të humorit ‘Klanifornia’ ku u shfaq për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Si gjithnjë me shumë humor, Jona argëtoi dhe bëri për të qeshur edhe publikun e emisionit, ashtu siç bën me publikun e saj virtual ose atë të rrjeteve sociale. Vetëm pak kohë më parë në një intervistë, Jona erdhi në një rrëfim të gjatë për jetën në itali dhe famën që ‘TikTok’ i dha. Ajo zbuloi edhe të vertetën e parave që fitohen nëpërmjet platformës ‘TikTok’, ku ajo është mjaft e ndjekur.

“TikTok ndahet në dy kategori kur bëhet fjalë për pagesat, nga videot dhe nga sfidat. Sfidat marrin shumë më shumë fitime, ka dhe sfida që arrijnë 30-40 mijë euro. Ndërsa për videot paguan në bazë të shikueshmërisë së videos, në bazë të pëlqimeve. Ajo që mund të arrish të bësh me lekët e ‘TikTok’ nga shikueshmëria e videove, është të blesh ndonjë paketë cigare”- u shpreh Jona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *