Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë Adriana Sylmetaj, në muajin e 7 të shtatzënisë ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark. I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA.
Ai shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin e trishtë të vdekjes së të fejuarës së tij në gjykatë ku u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur. Kur i thashë shpërtheu në lot”, tha avokati Mark Fonte për mediat e huaja.
E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeç, motra e së cilës është një polic i NYPD-së; ishte në sediljen e pasagjerit kur fuoristrada e çiftit goditi një barrierë dhe një shtyllë shërbimi mëngjesin e së shtunës, dhe makina u nda në gjysmë. 30-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia pasi ishte i dehur kur ndodhi aksidenti.