Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në lidhje me propozimin e bërë nga Partia Demokratike për Vettingun e politikanëve të vendit tonë. Sipas Manjanit, një gjë e tillë është e domosdoshme, por duhet duhet filluar që nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha i cili sipas ish ministrit, është politikani që mban titullin kampion për akuzat që i janë ngritur nga prokuroria e shtetit.
Ndërsa tha se këto akuza edhe pse nuk janë më aktuale, mund të riaktivizohen në të ardhmen nëse ndërmerret hapi për Vetting për politikanët.
Postimi i Plotë nga ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Vetting politikanëve?
Që çke me të!
E fillojmë nga Luli.
Është politikani kampion me akuza penale në kurriz. I akuzuar dy herë nga Prokuroria e shtetit, jo nga llafet e mediave as nga mallkimet e kundërshtarëve politikë.
Të dyja akuzat janë të pagjykuara në substancë. Janë mbyllur për procedurë. Juristët e dinë mirë se këto akuza janë tç riaktivizueshme.
Etj, etj, etj….
/Priza.al/