Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka arritur edhe njëherë të fitojë betejën e të largohet nga spitali për tu kthyer në shtëpi.
Paparacët e kanë fotografuar atë krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton, e cila bëri me shenjë se gjithçka është mirë pasi doli ngadalë nga spitali dhe u përshëndet me stafin para kamerave.
“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në Neë York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”, tha Amin, mjeku që e trajtoi.
Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Tëitter. Neë York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.
/Priza.al/