Futbollisti shqiptar ka përjetuar momente paniku.
Gjatë ndeshjes mes Vllaznisë së Pozheranit me Flamurtarin në Ligën e Parë kosovare, sulmuesi i Vëllazënisë, Alban Rexhepi pas momentit të golit pësoi atak kardiak.
Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor, ka qenë vendimtare për ta mbajtur në jetë sulmuesin. Aktualisht gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit duket e qëndrueshme, pasi është duke marrë mjekim në spital.
Sakaq, i pranishëm në ambientet e spitalit ka qenë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira
Alban Rexhepi është i njohur edhe në kampionatin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Laçit dhe Burrelit.