Një grua në Vlorë ka gjetur mbetje kockore në një grumbull dheu, teksa ishte duke kryer punime afër banesës.
Shtetësia me iniciale I.J., pas gjetjes së eshtrave, ka denoncuar në polici.
Sakaq, pas sinjalizimit që ka marrë nga zonja, policia ka shkuar në vendngjarje dhe tashmë mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.