E frikshme/I morën peng gruan dhe vajzat, Di Maria largohet me lot nga ndeshja (FOTO)

Ángel Di María ka përjetuar një situatë mankthi, pasi i morën peng familjen. Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit, dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes. Ishte minuta e 62-të e ndeshjes, kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët, teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2). Grabitësit përpos faktit që kanë marrë objekte të çmuara nga shtëpia e argjentinasit, po kështu kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

Angel Di Maria është i martuar me Jorgelina, dhe çifti ka dy fëmijë të vegjël. Eshtë raportuar gjithashtu se shoku i skuadrës së Di Maria, Marquinho, ishte shënjestër e grabitësve të dielën, të cilit i kanë bastisur shtëpinë e prindërve të tij.

Pas humbjes së ndeshjes 2-1 ndaj Lille, trajneri Pochettino pranoi se futbolli nuk ishte në mendjet e tyre gjatë pjesës së parë. Ai tha: “Ekziston një zhgënjim për humbjen e tre pikëve, por grupi ishte i shqetësuar për gjërat që ju ndoshta tashmë i dini”.

Mediat franceze kanë raportuar se lidhur me rastin në fjalë po merret policia, ndërsa deri më tani Di Maria ende nuk është bashkuar me gruan dhe vajzat e tij të cilat janë të mbajtura peng.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *