Raportohet 5 viktima të cilat humben jeten në një aksident në Brazil. Ngjarje e rëndë ku mësohet se reklama gjigante e një ndërtese u shemb dhe përfundoi mbi kokat e personave që po ndiqnin nga afër paradën paradën që shënonte 94-vjetorin e qytetit Alianca në verilindje të Brazilit.
Mes 5 personave të vdekur viktima mësohet të jenë edhe dy vajza të moshës moshës 13 dhe 16 vjeçe. Aksidenti përveq viktimave la edhe të plagosur ku raportohen 9 persona të plagosur gjithashtu si pasojë e aksidentit të rëndë.
Kordinatori i mbrojtjes civile në Alianca, Armando Freitas, tha për mediat braziliane se hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e këputjes së reklamës. Gjithsesi, nga ajo që thuhet nga autoritetet bëhet fjalë për një aksident dhe jo një sulm të organizuar.