Një video e një incidenti të paprecedentë me protagonist një parashutist është duke qarkulluar në mediat greke, ku ka mbetur i varur në qiell për disa minuta jashtë avionit C-130 me te cilin po bënte stërvitje.
Sakaq, bëhet me dije se gjithçka ka filluar në momentin kur avioni C-130 është ngritur nga aeroporti i Larnakës në Qipro.
Ndërkohë, parashutisti ishte i pari në radhë nga 40 parashutistëve të tjerë të cilët ishin nisur për stërvitje, ku dhe ka mbetur i varur në avion për disa minuta.
Kjo pasi në momentin që ai u hodh, parashuta e tij nuk u hap, e për pasojë parashutisti mbeti varur në ajër me rripin e sigurimit që ishte i gjatë 4.5 metra.
Fatmirësisht parashutistët e tjerë kanë tërhequr litarin e sigurisë, duke i shpëtuar kështu jetën.
https://youtu.be/InS6jz51wo8