Furtunë alarmesh vijnë nga viruset e shfaqura këto dy vitet e fundit. Ndonëse bota ndodhet ende nën “pushtimin” e Covid-19, si dhe virusit të ri atë të lisë së majmunit në Europë, një tjetër është shfaqur në fqinjin tonë përtej Adriatikut, Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se “murtaja e derrave”, është një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër, si dhe rastet e para janë identifikuar në një fermë të vogël në zonën e Lazios. Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar dy raste dhe këto kafshë do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare.
Mësohet se pothuajse pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë, në këtë rast nuk është e transmetueshme te njerëzit dhe nuk ka problem me mishin në treg.