E frikshme/ Shembet ura në Fier, kamioni bie në lumë

Foto ilustruese

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin e Derëzezës, në Fier, ku një urë është shembur. Duke u bazuar në informacionet e para mësohet se struktura ka rënë në momentin që  një mjet i tonazhit të rëndë po kalonte mbi të.  Drejtuesi i kamionit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital ku  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet sa ura është e  amortizuar dhe si rrjedhojë nuk ka mbajtur dot peshën e madhe. Aksi është i bllokuar në dy anët, duke bërë që të ngelin të izoluar banorët e fshatrave përreth. Përveç izolimit të banorëve shembja e urës vjen pak para hapje së zezonit turistik, duke sjellë shumë probleme për bizneset në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Urat e amortizuara janë një problematikë e rrjetit rrugor shqiptar pasi mungesa e  mirëmbajtjes i bën ato të rrezikshme. Gjithashtu shumica e urave në vend janë ndërtuar rreth 50 deri në 70 vite më parë, gjë e cila e shton akoma më shumë riskun. Për të shmangur ngjarje si kjo e sotmja do të nevojitej një operacion zhvillimi duke ndërhyrë në nivel strukturor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *