Bregu Lindor i Rusisë është mbushur me miliona insekte në gadishullin Kamaçtka, por sipas ekspertëve kjo nuk përbën rrezik pasi është sezoni i tyre i çiftimit.
DailyMail ka publikuar pamjet ku duket një “tornado” e mushkonjave që vërtitet në zonë. Tufat e insekteve kanë shqetësuar banorët e zonës.
“Nuk ishte përvojë e këndshme, mezi po shikoja rrugën. Nuk guxoja as të hapja dritaren”, tha banori i cili ka filmuar tufat e mushkonjave nga brenda makinës.