Një adoleshente pësoi djegie të dhimbshme në fytyrë pasi karikuesi i saj i iPhone-it shpërtheu në flakë. 17-vjeçarja e quajtur Amie Hall, kishte vendosur në karikim telefonin pranë shtratit të saj. Në një moment karikuesi merr flakë duke e lënë vajzën me djegie në faqe.
Amie vrapoi në katin e poshtëm dhe lajmëroi nënën e saj. Pas këtij incidenti, kompania ‘Apple’ ka reaguar duke thënë se po e merr shumë seriozisht incidentin e ndodhur. Kjo nuk është hera e parë që raportohet një incident i tillë me karikuesat.
Përshtati:Priza.al/Burimi:Mirror
https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/sleeping-teen-left-painful-facial-23785177