E frikshme/ Zhduket varka me turistë, raportohet për humbje jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Hokaido të Japonisë, pasi një varkë turistësh është zhdukur.

Mësohet se deri më tani raportohet për të paktën 10 të vdekur, si dhe ekipet janë në kërkim të 16 njerëzve tjerë që kanë qenë në bordin e barkës Kazu 1.

Burimet e huaja njoftojnë se barka është nisur në një udhëtim tre orësh në drejtim të Gadishullit Shiretoko.

Sakaq, kjo zonë është e mbrojtur UNESCO, për këtë arsye vizitat me barka janë të shpeshta. Por edhe se aty mund të shihen shumë gjallesa ujore. Në lidhje me përpjekjet për shpëtim të këtyre personave janë angazhuar helikopterë, anije patrulluese dhe zhytës.

Ndër të tjera mësohet se në mesin e pjesëtarëve të bordit kanë qenë edhe dy fëmijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *