E ftoi për t’ju bashkuar nismës ‘Open Ballkan’, ministri turk ‘lë në baltë’ Ramën: Merrni në kontroll fatin tuaj

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut ÇavuÅoglu ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e tij në samitin e ‘Open Ballkan’.

Ai tha se Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij.

Sakaq shtoi se Turqia do të mbështesë çdo përpjekje për të mirën e rajonit.

“E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim çdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese’, tha ai.

Kujtojmë se më herët, ishte kryeministri Edi Rama ftoi Turqinë, Greqinë dhe Hungarinë t’i bashkohen nismës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *