E ftuara lë Bietën me gojë hapur, heq paruken ‘live’ dhe jep mesazhin prekës

Ana Tafili ka zbuluar se ishte me kancer në ditën e lindjes së djalit të saj. Një gjë të tillë e kishte parandjerë, dhe fatkeqësisht rezultoi të ishte me të vërtetë.

Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë ku i është dashur që të kryejë 2 ndërhyrje, ku njëra ka zgjatur plot 13 orë si edhe 36 seanca kimioterapie. Sot është e fortë dhe gjen kurajon që t’i japë një mesazh shumë të fortë të gjitha grave dhe vajzave.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Ana Tafili, nga Durrësi hoqi paruken “live” dhe u bëri thirrje vajzave që të mos e lënë pas dore shëndetin dhe kontrollet periodike.

“Kam kryer 2 operacione dhe 36 kemio. 13 orë njëri operacion. Akoma unë do vazhdoj gjithë jetën time duke bërë kemio. Kjo që më ka ndodhur mua nuk dua t’i ndodhë asnjë vajze apo gruaje, se nëse ka mundësi t’i japim pak të njohur këtij lloji kanceri. Ky është realiteti i kancerit. Ju e menduat që mund të kisha një paruke, sepse duke më rënë flokët dy ditë më parë është normale që unë nuk kam flokë më. Por mendoj që feminiliteti i një vajzë nuk është te flokët, por brenda zemrës”, përfundoi Ana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *