Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, një person ngec brenda automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në ‘rrugën e Kombit’.

Burime për median bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i bllokuar brenda automjetit një person.

Në videon e mëposhtme shihet se ka mbërritur ambulanca, ku disa persona kanë dalë jashtë mjetit.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *