Një minë anti-tank është gjetur mëngjesin e sotëm në Burrel. Bëhet me dije se mina ndodhet në fshatin Baz.
Sakaq, kanë qenë banorët ata të cilët e kanë evidentuar municionin luftarak, ku dhe kanë njoftuar më vonë policinë.
Ndërkohë, dyshohet se mina në brendësi të saj ka rreth 5 kg tritol.