Një bankë e nivelit të dytë është grabitur këtë të hënë në Koplik.
Dyshohet se banka e BKT-së, ka rrënë pre e grabitjes.
Mësohet se tre personat e maskuar kanë hyrë me armë dhe kanë grabitur paratë dhe janë larguar me një makinë tip Volskëagen “Golf 4” i zi.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, si dhe është vënë në ndjekje të autorëve.