Eriselda Bala, është prokurorja e Tiranës e cila është shkarkuar ditën e enjte nga komisioni i Pavarur të Kualifikimit.
Suela Zhegu, kryesuesja e trupës është shprehur se shkarkimi është marrë në shumicë votash. Përpos kësaj Zhegu bën pjesë edhe në grupin që ka hetuar Balën në të cilën ishin: Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.
Bala është hetuar në bazë të tre kritereve, por gjatë e gjithë seanca u fokusua në atë të pasurisë. Prokurorja ka kërkuar shpjegim në lidhje me pagesën e marrë prej 48 mijë euro, për të cilën kjo e fundit ka i kanë falsifikuar firmat e saj në faturën e pagesës.
Saka, asaj i është kërkuar shpjegim edhe për 2 milion lekë të ardhura nga familja e bashkëshortit dhe një dhuratë 1 milion lekë nga gjyshërit e saj.