Mëngjesin e kësaj të premte, ka marrë flakë linja e tensionit të lartë në zonën e Zhupanit në Fier, mbetet pa energji elektrike e gjithë zona.
Dyshohet se banorët e zonës i kanë vënë flakën mbetjeve, ndërsa zjarri është përhapur duke djegur edhe kabullin e linjës së tensionit të lartë që kalon pikërisht aty.
Sakaq në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, si dhe mësohet se është bërë edhe stakimi i energjisë për të shmangur dëmet në rrjet.
Për ngjarjen janë njoftuar edhe uniformat blu që kanë shkuar pranë vendit kur kanë rënë flakët.