Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me emrin e tij tek dosjet e Sigurimit të Shtetit.
I ftuar në ‘Top Channel’, Meta ka kërkuar që Autoriteti i Dosjeve ta çojë në ndjekje penale nëse ka prova se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Sakaq theksoi se e gjitha është një manipulim, ku gjithçka ka lindur nga një email anonim.
“Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar. Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta. Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thirrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme. Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provoj kojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur nëj deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më co në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë“, tha ai.