Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.
55-vjecari Dule Dollenga ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja.
Peshkatar në Gramsh qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.
Në vendin e ngjarjes menjeherë kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë.
Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh, ku kujtojmë rastin e 165 krerë dele të ngordhura para 1 jave