E goditi kali/ 10-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet në Tiranë

Një 10-vjeçar është dëmtuar rëndë nga një kalë i cili e ka goditur të miturin duke i shkaktuar plagë. I mituri është nisur drejtë Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *