E harron Ramën… Meta e tok me Ruçin para ‘Nënës Shqipëri’. Jep dhe një mesazh për shqiptarët  

Në mungesë të kryeministrit Rama, dy drejtuesit e tjerë më të lartë të shtetit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kanë dhënë sot një mesazh bashkëpunimi duke u treguar mjaftë të afërt me njëri-tjetrin.

Nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut ku ishin për të zhvilluar homazhe për ditën e 5 majit, Presidenti Meta është treguar harmonioz në sjelljen e tij karshi Kryeparlamentarit Ruçi, duke u takuar me grushte dhe duke shkëmbyer përshëndetje.

Meta kërkon që të gjithë të angazhohen më tepër që të gjithë qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë në atdheun e tyre.

Ai shton se të rinjtë e të rejat, duhet të kenë të ardhme europiane këtu në Shqipëri.

“Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, në ditën e dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi Qemal Stafa, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin, e gjithë, e gjithë, ato bijë dhe bija më të mirët e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.

Dhe kjo është dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre”,- tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *